Zbulohen të dhëna të reja në lidhje me trupin e dekompozuar të gjetur disa ditë më parë në Kolonjë. Sipas burimeve zyrtare, kufoma do të dërgohet në Tiranë për ekspertizë mjeko-ligjore dhe analizë të ADN-së, me qëllim identifikimin e viktimës dhe përcaktimin e kohës së saktë të vdekjes përmes ekspertizës antropologjike.
Policia bën me dije se trupi nuk paraqet shenja dhune, duke përjashtuar për momentin pistën e vrasjes. Dyshohet se mund të bëhet fjalë për një vdekje natyrale, por asgjë nuk është e sigurt pa përfunduar analizat shkencore.
Ajo që e bën ngjarjen edhe më të mistershme është fakti se deri tani nuk është raportuar asnjë person i zhdukur dhe askush nuk është paraqitur për të kërkuar një familjar të humbur.
Trupi u gjet rastësisht nga një banor i zonës, i cili gjatë korrjes së grurit me autokombanjë vuri re kufomën dhe njoftoi menjëherë autoritetet./ Versus.al







