Policia ka reaguar për krimin e rëndë që tronditi Laçin mesditën e sotme duke shënuar një bilanc prej 5 të plagosurish si pasojë e të shtënave me automatik.
Të plagosur kanë mbetur: Daniel Gjeloshi, Geri Bitri, Liridon Ismalaj, Amarildo Ndoci dhe shitësja e qirinjve, Angjelina Gjezaj.

Mësohet se autori i ngjarjes është identifikuar dhe njësitë policore të Shkodrës janë vënë në ndjekje të tij. Shkak për të shtënat me armë është bërë një konflikt i çastit mes të rinjve. Versus.al








