AKTUALITET /

Zbardhet dëshmia/ GJKKO lë në burg Shefin e Antidrogës së Durrësit: S’e dija që në pako kishte lekë

Gazmir Preçi është shprehur para gjyqtarës se nuk e dinte se çfarë kishte në zarf. Ai ka kërkuar lirimin e tij duke u shprehur se është babai i tre fëmijëve.

Shkruar nga B.SH

Zbardhet dëshmia/ GJKKO lë në burg Shefin e Antidrogës

GJKKO ka lënë në 'arrest me burg'  shefin e Antidrogës së Durrësit, Gazmir Preçi i arrestuar dy ditë më parë për gjobëvënie ndaj një pronari lokali nate tek 'Ura e Dajlanit' në Durrës.

Gjatë seancës Preçi nuk ka pranuar akuzën duke u shprehur se nuk e dinte se në pako kishte një shum të tillë parash.

‘Kam shkuar vetëm se më ka kërkuar pronari i biznesit. Nuk e dija se kishte lekë brenda zarfit dhe në momentin e arrestimit kam kërkuar që pakoja të hapet në praninë e avokatit, gjë e cila nuk më është mundësuar. Pronarin e lokalit e kisha nën hetim se dyshohej për shpërndarje droge' ka thënë ai për gjyqtaren e GJKKO-së.

Preçi gjithashku ka kërkuar lirimin duke u shprehur se është babai i tre fëmijëve. 

‘Jam baba i tre fëmijëve të mitur, kërkoj një masë më të butë sigurie. Nuk e dija se çfarë kishte në zarf, ndaj edhe e mora’ është shprehur Preçi para gjyqtares.

Gazmir Preçi u arestua në flagrancë mbrëmjen e 15 gushtit 2024 duke marrë shumën prej 10 mijë eurosh nga biznesmeni. 

SPAK dhe AMP ka qenë në dijeni të momentit kur do të jepej kjo shumë si dhe eurot kanë qenë të regjistruara me numër serie./ Versus.al

 

 

Poll