AKTUALITET /

Zbardhet vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, shpallet në kërkim autori (EMRI)

Hetimet paraprake tregojnë se konflikti filloi fillimisht në mënyrë verbale për motive të dobëta mes autorit dhe Sarchit, si dhe personave që e shoqëronin.

Shkruar nga Versus

Zbardhet vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, shpallet në

Hetimet intensive të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, në bashkëpunim me ekspertë të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe Departamentit të Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, kanë çuar në zbardhjen e autorësisë dhe dinamikës së vrasjes së Edoardo Sarchi, trupi i pajetë i të cilit u gjet pas mesnatës së 26 shtatorit 2025, në zonën e quajtur “Qafa e Dilanit”.

Si rezultat i hetimeve, është identifikuar autori i dyshuar, Kamber Sulçaj 48 vjeç, banues në fshatin Mesaplik, Vlorë, i cili është shpallur në kërkim për veprat penale:

Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave,

Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit,

Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

Hetimet paraprake tregojnë se konflikti filloi fillimisht në mënyrë verbale për motive të dobëta mes autorit dhe Sarchit, si dhe personave që e shoqëronin.

Më pas,  dyshohet se 48 vjeçari ka qëlluar me armë me vjaska drejt tyre dhe automjeteve të tyre në aksin rrugor “Nivicë-Salari”, ku si pasojë e të shtënave humbi jetën 44-vjeçari italian.

Gjatë veprimeve procedurale, nga vendngjarja u sekuestruan automjetet e përdorura nga Sarchi dhe shoqëruesit e tij, si dhe 2 armë gjahu, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe të mundshmeve lidhje të tjera kriminale./Versus.al

 

 

 

 

Poll