AKTUALITET /

Zbulohet armatim i rëndë në një stallë derrash në Kosovë, gjendet dhe uniforma amerikane

Shkruar nga Versus

Zbulohet armatim i rëndë në një stallë derrash në

Ministri i Brendshëm, Xhelal Zveçla informon se gjatë një operacioni të policisë së Kosovës në veri është gjetur një tjetër arsenal armësh.

Sipas Zveçlës, armët ishin fshehur në një stallë derrash, ku u gjetën dhe uniforma të ushtrisë ruse, serbe, por edhe amerikane, çka sipas tij shpalos skenaret ogurzeza për të sulmuar dhe fajësuar shtetet e tjera.

“Ky është municioni, armët dhe uniformat që janë gjetur sot gjatë një bastisjeje në veri të vendit. Këto të gjitha janë gjetur të fshehura nën një ahur.

Përveç uniformave të ushtrive të Serbisë dhe Rusisë, në këto dëshmi shihen uniforma të ushtrive të ShBA-ve dhe asaj Britanike dhe ky fakt shpërfaq planet dhe skenarët ogurzi për të kryer krime e sulme dhe për të fajësuar shtete të tjera.

Çdokush që tenton të cenojë rendin kushtetues, sigurinë e vendit, nuk do të mund t’i ikë ndëshkimit. Republika e Kosovës, forca e ligjit të drejtë në shtetin tonë demokratik do të ngadhënjejë”, shkruan Zveçla.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: