Shkodër- Në fshatin Rrencë është zbuluar një bazë e grupeve kriminale ku janë gjetur dhe sekuestruar dhjetëra pistoleta dhe rreth 2 mijë fishekë.
Në pranga ka rënë pronari i banesës, Çezarin Jaku, 61 vjeçari me precedentë për armëmbajtje pa leje.
Nga kontrolli, në ambientet e banesës u gjetën: 11 pistoleta, kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës, rreth 2000 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 2 antiplumba dhe 1 silenciator.
Armët do t’i nënshtrohen ekspertizës në Institutin e Policisë Shkencore, për të provuar përdorimin e tyre për ngjarje kriminale.
Gjithashtu, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po hetohet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e implikuar në këtë rast.








