
Eugert Merizaj, i dënuar për vrasje, i cili ka fituar 20,000 paund vetëm në shtatë minuta në TikTok Live nga qelia e tij në HMP Manchester, duke përdorur një telefon të kontrabanduar, ka shkaktuar zemërim në Britani.
Merizaj përdori disa llogari TikTok, ku më kryesorja ka mbi 45,000 ndjekës.
Ai merrte “dhurata virtuale” nga shikuesit, të cilat përktheheshin në pikë dhe më pas në para.
Gjatë transmetimeve, Merizaj kërkonte nga audienca që t’i dërgonin më shumë dhurata dhe lexonte emrat e donatorëve. Fitimet besohet se depozitoheshin në një llogari të një miku jashtë burgut.

Në 2022, ai u dënua me 32 vjet burg për vrasjen e rivalit të tij të drogës, Hemawand Ali Hussein, në Hartlepool më 2019.
Në një nga videot e tjera të tij live, Merizaj shfaqej duke pirë cigare dhe duke mbajtur këpucë të markës Dolce & Gabbana.


Kur një shikues e pyeti se kur do të kthehej në Shqipëri, ai u mburr duke thënë se askush nuk mund ta detyronte ta dërgonte atje pa firmën e tij, shkruan media britanike The Sun.
Gjykata e qytetit të Fierit pranoi dënimin britanik dhe vendosi që ai do të vazhdojë dënimin 32-vjeçar në burgun e Peqinit në Shqipëri.
Pas raportimit të rasteve tek TikTok, kompania bllokoi llogaritë e tij dhe siguroi që Merizaj të mos mund të tërhiqte paratë.
TikTok deklaroi: “Llogaritë multiple të përdorura nga i burgosuri u bllokuan sipas politikave tona të udhëzimeve të komunitetit.”
Sekretari i drejtësisë, Nick Timothy, reagoi ashpër duke u shprehur se kriminelat duhet të ndëshkohen.
“Sistemi ynë i drejtësisë duhet të na mbajë të sigurt dhe të ndëshkojë kriminelët. Të tillë si Merizaj duhet të ndëshkohen ashpër dhe të deportohen. Nuk duhet të presim që kompanitë e mediave sociale të vijnë në ndihmë të Ministrisë së Drejtësisë.”/Versus.al

