36 qendra votimi në Himarë do të jenë të gatshme për votuesit ditën e nesërme për të zgjedhur kryetarin e Bashkisë së Himarës.
Ishte kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi që njoftoi përfundimin e përgatitjeve me anë të një postimi në rrjetin social X ku shkruante:
Përfundoi shpërndarja e materialeve zgjedhore nga Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor, nr. 88, drejt Qendrave te Votimit. Komisionerët e QV tërhoqën bazën materiale; kutitë e votimit, fletët e votimit, dokumentacionin e punës për komisionet zgjedhore, pajisjet e identifikimit elektronik (PEI) dhe kamerat monitoruese që vendosen në qendrat e votimit.
Ditën e dielë, #4gusht2024, 36 qendrat e votimit do të jenë gatshme për t’u hapur në orën 7:00, në mënyrë që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur Kryetarin e Bashkisë Himarë
ℹ️????️ Përfundoi shpërndarja e materialeve zgjedhore nga Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor, nr. 88, drejt Qendrave te Votimit.
— Ilirjan Celibashi (@ICelibashi) August 3, 2024
Komisionerët e QV tërhoqën bazën materiale; kutitë e votimit, fletët e votimit, dokumentacionin e punës për komisionet zgjedhore, pajisjet e… pic.twitter.com/LgKvHKOrCO








