119 deputetë të legjislaturës së 9-të të Kuvendit të Kosovës, kanë dhënë betimin.
Kjo u mundësua pasi partitë politike parlamentare u dakorduan për të votuar raportin e komisionit për mandate dhe kuorum.
“Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë shtetasve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e sovranitetit, tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit. Betohem!”, shkruhet në tekstin e Betimit.
Kështu, i hapet rruga edhe zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, që është edhe pika e radhës e rendit të ditës.








