
Tre të mitur janë larguar nga banesat dhe kanë humbur kontaktet me familjarët dhe të afërmit ditën e sotme në Durrës.
Lajmin e bën të ditur edhe policia e qytetit, teksa po punohet për gjetjen e tyre. Fëmijët mësohet të jenë të moshës 15-17 vjeç.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, pasi kanë kallëzuar shtetaset Z. K., M. N., dhe H. L., se janë larguar nga banesa 3 fëmijët e tyre, të moshave 15 dhe 17 vjeç”, njoftoi policia paraditen e sotme.

