AKTUALITET /

Dado 'thumbon Veliajn' në gjyq: Kushtet e GJKKO-së janë shumë të mira si hotel me 5 yje! Avokati i kryebashkiakut: Ndrysho vendet me të!

SPAK ka kundërshtuar kërkesën e mbrojtjes që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, të mos qëndrojë në kabinën e xhamit gjatë seancave gjyqësore, ndërsa një deklaratë e prokurorit në sallë ka shkaktuar reagim të menjëhershëm nga gjykata.

Shkruar nga Versus

Dado 'thumbon Veliajn' në gjyq: Kushtet e GJKKO-së janë

Gjatë seancës gjyqësore, përfaqësuesi i SPAK kundërshtoi kërkesën e avokatit Plarent Ndreca, i cili kërkoi që klienti i tij, Erion Veliaj, të mos mbahet në të ashtuquajturin “kafaz” të xhamit në sallën e gjyqit.

Prokurori Ols Dado argumentoi se struktura nuk përbën problem, duke theksuar se nuk është një kafaz, por një kabinë xhami e pajisur me hapësirë komunikimi.

“Nuk besojmë se përbën problem, nuk është kafaz por një xham ka dhe një të çarë aty që mund të komunikohet, kushtet e Gjykatës së Posaçme janë shumë të mira si hotel me 5 yje”, u shpreh ai në sallë.

Më tej, Dado shtoi se kushtet në Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) janë shumë të mira, duke i krahasuar ato me një “hotel me 5 yje”.

Ndërkohë avokati i Veliajt i është drejtuar prokurorit Dado: Ndrysho vendet me të, qëndro ti në kafaz dhe të ulet z.Veliaj ku jeni ulur ju./Versus.al

Poll