AKTUALITET /

Zhdukja e ish-zvdrejtorit të AKSH-it Daniel Shima, reagon policia

Sipas njoftimit, denoncimi është bërë nga nëna e tij, e cila ka treguar se kontakti i fundit me Shimen ka qenë një mesazh në telefon, ku ai shkruante: “Po më arrestojnë”.

Shkruar nga Versus

 

Zhdukja e ish-zvdrejtorit të AKSH-it Daniel Shima, reagon policia

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht pas lajmit për zhdukjen e ish-zëvendësdrejtorit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima.

Sipas njoftimit, denoncimi është bërë nga nëna e tij, e cila ka treguar se kontakti i fundit me Shimen ka qenë një mesazh në telefon, ku ai shkruante: “Po më arrestojnë”. Pas këtij momenti, nuk ka pasur më asnjë komunikim me të.

Uniformat blu bëjnë me dije se kanë nisur veprimet hetimore për sqarimin e ngjarjes, duke sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ai dyshohet se është parë për herë të fundit. /Versus.al

Tags:

polici reagim

Poll