AKTUALITET /

Zhdukja e verës së Ergys Agasit, Prokuroria Tiranë shpall moskompetencë, SPAK merr në duar dosjen

Dosja i ka kaluar SPAK, e cila pritet të bashkohet me procedimet penale për abuzimet me AKSHI-n.

Shkruar nga Versus

Zhdukja e verës së Ergys Agasit, Prokuroria Tiranë shpall

Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencën për dosjen e zhdukjes së verës së sekuestruar të Ergy Agasit.

Dosja i ka kaluar SPAK, e cila pritet të bashkohet me procedimet penale për abuzimet me AKSHI-n.

Bëhet fjalë për rreth 600 shishe verë të markave të shtrenjta që u sekuestrua në kuadër të hetimeve për abuzimet me tenderat e AKSHI-t, por brenda 24 orëve zhduket pa gjurmë nga vinoteka e vilës së Agasit në periferi të Tiranës teksa në kërkim është shpallur i afërmi i këtij të fundit Eno Agasi.

Në atë kohë kur ndodhi operacioni u tha se do të hetohej edhe roli i doganave apo personave dhe institucioneve të tjerë që kishin në ruajtje mallin e gjetur dhe mbetet për tu parë nëse SPAK do të zbulojë rolin e personave përgjegjës. Vlera e verës së zhdukur nga përllogaritjet paraprake rezulton në mbi 1.3 milion euro./Versus.al

Poll