AKTUALITET /

Zjarr mbi tunelin e Vlorës, flakët i afrohen banesave te zona e “Ujit të Ftohtë”

Flakët përfshinë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët, ndërsa, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era, u përhapën me shpejtësi duke iu afruar zonës së banuar.

Shkruar nga Versus

Zjarr mbi tunelin e Vlorës, flakët i afrohen banesave te zona e

Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme zonën e Ujit të Ftohtë, mbi tunelin e Vlorës.

Flakët përfshinë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët, ndërsa, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era, u përhapën me shpejtësi duke iu afruar zonës së banuar.

Për disa momente pati rrezik që zjarri të përfshinte edhe banesat pranë.

Në vendngjarje mbërritën forcat e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat ndërhynë menjëherë për izolimin e vatrës së zjarrit dhe mbrojtjen e banesave./Versus.al

Poll