AKTUALITET /

Zjarret e qëllimshme, Drejtori i Policisë njofton: Janë arrestuar 12 persona

Rastet janë regjistruar në zona të mbrojtura si Mali me Gropa në Tiranë, si dhe në qarqet Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Kurbin, Dibër dhe Belsh. Kjo tregon për një angazhim të shtuar të institucioneve për të parandaluar dëmet nga zjarret në mjedis dhe pronë.

Shkruar nga Versus

Zjarret e qëllimshme, Drejtori i Policisë njofton: Janë arrestuar

Gjatë 72 orëve të fundit, Policia e Shtetit, në bashkëpunim me zjarrfikëset dhe forcat e Ministrisë së Mbrojtjes, ka arrestuar dhe proceduar 12 persona për zjarrvënie të qëllimshme ose për shkak të pakujdesisë.

Rastet janë regjistruar në zona të mbrojtura si Mali me Gropa në Tiranë, si dhe në qarqet Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Kurbin, Dibër dhe Belsh. Kjo tregon për një angazhim të shtuar të institucioneve për të parandaluar dëmet nga zjarret në mjedis dhe pronë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, ka kërkuar shtim të masave parandaluese dhe hetimore, duke bërë thirrje për kujdes maksimal nga qytetarët. Policia paralajmëron ndëshkime të ashpra për çdo zjarrvënie që kërcënon jetën, mjedisin dhe pasuritë.

Qytetarët apelohet të raportojnë menjëherë çdo zjarr në numrin 112 për të ndihmuar në shuarjen e shpejtë të zjarreve dhe mbrojtjen e komuniteteve. /Versus.al/

Poll