AKTUALITET /

Zjarret në fshatrat e bregut, Mbrojtja del me njoftimin e rëndësishëm

Sipas informacionit zyrtar të Mbrojtjes, në këto momente, skuadrat e zjarrfikësve dhe Forca Ajrore, nën koordinimin e Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijojnë operacionet pranë vatrave në lartësitë e Lukovës dhe Skërficës për të parandaluar përhapjen e fronteve të mëtejshme.

Shkruar nga Versus

Zjarret në fshatrat e bregut, Mbrojtja del me njoftimin e

Ministria e Mbrojtjes njofton se është bërë e mundur vendosja nën kontroll e flakëve që rrezikonin drejtpërdrejt jetën e banorëve në Bashkitë #Himarë dhe #Delvinë, veçanërisht në: Kalasë, Shën Vasil, Lukovë, Sasaj dhe Piqeras.

Në Kalasë, zjarri, i nxitur nga era e fortë, kaloi nga territori i Bashkisë Himarë drejt një lagjeje të fshatit. U ndërmorën menjëherë masa evakuimi dhe në terren ndërhynë 75 forca operacionale si dhe një helikopter i Forcës Ajrore.

Falë reagimit të shpejtë dhe bashkërendimit të strukturave, banesat u mbrojtën dhe u shmang çdo rrezik për jetën e banorëve.

Në Sasaj dhe Piqeras, vatrat u intensifikuan gjatë natës, duke rrezikuar zonat e banuara. U krye evakuimi i përkohshëm i banorëve, ndërsa forcat operacionale neutralizuan me sukses flakët dhe parandaluan përhapjen e tyre.

Në Lukovë dhe Shën Vasil, ndërhyrja e forcave operacionale dhe mjeteve zjarrfikëse bëri të mundur frenimin e zjarrit që kishte prekur zonat kodrinore dhe pyjore përreth. Situata u vendos nën kontroll pas një angazhimi të pandërprerë”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes.

Poll