
Kavajë- Një 47 vjeçar i identifikuar si Gentian Bollshmi është arrestuar nga policia pasi akuzohet për zjarrvënie në fshatin Kryeluzaj.
I arrestuari dyshohet se kishte ndezur një zjarr për djegien e mbeturinave, por flakët i kishin dalë jashtë kontrolli duke shkaktuar që e gjithë sipërfaqja me pemë frutore të përfshihej nga zjarri.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. Versus.al







