AKTUALITET /

Zjarri përfshin banesën në Pogradec, humb jetën 52 vjeçarja

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që përfshiu banesën.

Shkruar nga Versus
Zjarri përfshin banesën në Pogradec, humb jetën 52
Foto nga banesa e djegur

Korçë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Pogradecit ku një grua 52 vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e saj.

Tragjedia ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit në lagjen nr.1 të qytetit. Mësohet se viktima ka humbur jetën si pasojë e asfiksimit. Ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Zjarrfikësit dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Versus.al

Poll