Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të gjerë në bashkinë e Delvinës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe një situatë alarmante për banorët dhe mjedisin. Deputetja Ina Zhupa ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale, ku bën thirrje për ndërhyrje serioze nga ajri dhe përforcim të trupave zjarrfikëse në terren.
Sipas Zhupës, flakët janë përhapur në disa fshatra si Senicë, Kalasë, Tatzat, Kopacez dhe Vergo, duke shkaktuar djegien e banesave, mijëra rrënjë ullinj si dhe Kishës së Shën Dhimitrit, një objekt fetar me rëndësi historike për komunitetin lokal.
“Zjarr masiv në Delvinë, pasoja të rënda! Janë djegur shtëpi, mijëra rrënjë ullinj dhe është djegur edhe Kisha e Shën Dhimitrit, një objekt i rëndësishëm fetar dhe historik për komunitetin. Institucionet të marrin masa urgjente!” – shkruan Zhupa në postimin e saj. / Versus.al







