MAGAZINË /

"Do përjetosh ferrin", të tjera denoncime për Andrew Tate! Gruaja: Më drejtoi armën në fytyrë

Shkruar nga Versus

"Do përjetosh ferrin", të tjera denoncime për Andrew

Influenceri i famshëm i rrjeteve sociale, Andrew Tate është sërish në telashe me ligjin. Sipas një prej 4 grave britaike që e kanë paditur atë për përdhunim dhe kontrolle shtrënguese, ai i ka drejtuar edhe armëzjarri në fytyrë.

“Më drejtoi armën në fytyrë dhe më tha, do bësh si të them unë, ose ndryshe do të përjetosh ferrin”- ka deklaruar njëra prej grave denoncuese.

Tate i ka mohuar pretendimet në një mbrojtje me shkrim të paraqitur në Gjykatën e Lartë, duke i quajtur ato një "tufë gënjeshtrash" dhe "trillime të rënda".

Veçmas, Tate vazhdon të përballet me sfida serioze ligjore në tre vende, një përzierje pretendimesh civile dhe penale në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA dhe Rumani.

Kjo çështje civile ka të bëjë me incidente që katër gratë pretendojnë se kanë ndodhur në Luton dhe Hitchin midis viteve 2013 dhe 2015. Dy nga gratë punuan për biznesin e kamerave për filma për të rritur të Tate në vitin 2015, ndërsa dy të tjerat ishin në lidhje me të në vitet 2013 dhe 2014. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: