MAGAZINË /

“Të lumtë dora”, Jozi rikthehet në rrjete sociale dhe bën veprimin e papritur

Ngjarja shkaktoi reagime të shumta në rrjet dhe media, duke ndarë publikun në qëndrime të ndryshme.

Shkruar nga Versus

“Të lumtë dora”, Jozi rikthehet në rrjete sociale dhe

Pas disa ditësh mungesë nga rrjetet sociale, Jozi Marku është rikthyer sërish në Instagram, duke përdorur të njëjtën llogari që kishte më parë.

Kjo vjen pas incidentit të bujshëm brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, kur Jozi goditi me shuplakë Gjestin në momentin që po largohej nga loja.

Ngjarja shkaktoi reagime të shumta në rrjet dhe media, duke ndarë publikun në qëndrime të ndryshme.

Një pjesë e ndjekësve, përfshirë fansa të Gjestit, e dënuan ashpër veprimin e Jozit dhe kërkuan që të merreshin masa serioze.

Nga ana tjetër, pati edhe komente shqetësuese të tipit “Të lumtë dora, Jozi”, që u kritikuan gjerësisht si nxitje e dhunës.

“Të lumtë dora”, Jozi rikthehet në rrjete sociale dhe

Reagime erdhën edhe nga emra të njohur të estradës, duke e kthyer çështjen në një debat të gjerë publik.

Pas rikthimit në Instagram, Jozi e vendosi profilin e tij në privat, një veprim që u interpretua nga ndjekësit si përpjekje për të shmangur vëmendjen ose për të kufizuar komentet pas polemikave të forta që shkaktoi episodi.

“Të lumtë dora”, Jozi rikthehet në rrjete sociale dhe

 

Tags:

jozi

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: