Gjykata e Fierit ka sekuestruar disa pasuri të paluajtshme të 36 vjeçarit Arbër Muça të cilat dyshohet se burojnë nga veprimtari kriminale të tij.
Në vendimin e publikuar nga gjykata, janë vendosur nën sekuestro preventive pronat e mëposhtme, mes të cilave 12 automjete dhe 2 llogari bankare me vlerë qindra mijëra euro.
•2 sipëfaqe toke arë, në total 6831 m2, në Fier;
•3 sipërfaqe toke truall, në total 630 m2, në Fier;
•njësi shërbimi me sipërfaqe 200 m2, në Fier;
•njësi 2 kate me sipërfaqe 625 m2, në Fier;
•njësi me sipërfaqe 100 m2, në Fier;
•apartament me sipërfaqe 127 m2, në Tiranë;
•1 vendparkim në Tiranë;
•12 automjete;
•2 llogari bankare me vlerë rreth 120 000 euro.
Vijon puna hetimore për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të këtij shtetasi, që mund të jenë përfituar nga veprimtaritë kriminale. Versus.al







