BOTA /

FOTO/ Skandal në Argjentinë, ish-presidenti i vendit akuzohet se ka rrahur brutalisht partneren e tij

Fabiola Yanez akuzoi ish-partnerin e saj atë se kishte abuzuar fizikisht dhe emocionalisht

Shkruar nga M.H
FOTO/ Skandal në Argjentinë, ish-presidenti i vendit akuzohet se ka
Fabiola Yanez dhe Alberto Fernandez

Fotot tronditëse që qarkullojnë në internet tregojnë ish-Zonjën e parë të Argjentinës të mbuluar me mavijosje pasi dyshohet se është sulmuar nga ish-bashkëshorti i saj.

Fabiola Yanez akuzon ish-partnerin e saj se ka abuzuar me të fizikisht dhe emocionalisht.

Akuzat kanë tronditur vendin dhe kërcënojnë dëmtimin më tej të reputacionit të politikanit të majtë, qeveria e të cilit fajësohet nga shumë argjentinas për krizën ekonomike që ka përfshirë vendin.

Fernandez, i cili ishte president nga viti 2019 deri në vitin 2023, i ka mohuar akuzat dhe premtoi se do t'i provonte gjykatës "çfarë ndodhi në të vërtetë".

Fotot dhe bisedat e zbuluara nga gazeta online Infobae tregojnë Fabiola Yanez, ish-partneren e tij prej të paktën tetë vitesh dhe nënë e fëmijës së tij të dytë, me sy të zi dhe krah të mavijosur.

Mediat lokale shkruajnë se disa nga sulmet filluan në gusht 2021, kur ish-Zonjën e Parë regjistroi abuzimin dhe i dërgoi mesazhe ish-bashkëshortit të saj: 

Situata nuk po funksionon, ju vazhdoni të më godisni. Është e pazakontë. Nuk mund të të lë të ma bësh këtë kur nuk të kam bërë asgjë. Dhe gjithçka që po përpiqem të bëj me mendjen time të fokusuar është të të mbroj ty dhe ti më godet. Nuk ka asnjë justifikim”.

Tekstet zbulojnë përgjigjet e dërguara nga Fernandez, ku ai i lutet ish-bashkëshortes të kthehej.

Gjykata Federale e Buenos Aires ka hapur një hetim penal për ish-presidentin.

Gjykatësi e ka ndaluar Fernandez të udhëtojë jashtë Argjentinës dhe kërkoi që ai të qëndrojë larg ish-bashkëshortes së tij.

Gjithashtu gjykata ka kërkuar urdhërmbrotje për ish-Zonjën e Parë.

FOTO/ Skandal në Argjentinë, ish-presidenti i vendit akuzohet se ka

FOTO/ Skandal në Argjentinë, ish-presidenti i vendit akuzohet se ka

/ Versus.al

Poll