BOTA /

VIDEO/ Tym dhe flakë, Irani sulmon konsullatën amerikane në Dubai

Shpërthime të forta janë dëgjuar në qytete të ndryshme të Gjirit, ndërsa Irani kreu sulme ndaj vendeve në rajon që strehojnë baza amerikane për të tretën ditë me radhë.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Tym dhe flakë, Irani sulmon konsullatën amerikane në Dubai

Konsullata amerikane në Dubai, është përfshirë nga flakët pasi u godit këtë mbrëmje të marte nga një dron iranian, sipas burimeve të CNN.

Nuk ka më shumë informacion për të lënduar apo dëme të shkaktuara.

Kujtojmë se ditën e djeshme Irani ka sulmuar ambasadën e SHBA në Kuvajt. Shpërthime të forta janë dëgjuar në qytete të ndryshme të Gjirit, ndërsa Irani kreu sulme ndaj vendeve në rajon që strehojnë baza amerikane për të tretën ditë me radhë.

Bombardimi i vazhdueshëm i Gjirit nga Teherani erdhi në përgjigje të sulmeve ajrore SHBA-Izrael.

Lufta e cila tashmë është në ditën e katërt ka sjellë jo pak tensione dhe probleme në Lindjen e Mesme. Infrastruktura në të gjithë Gjirin është goditur që nga e shtuna, duke përfshirë aeroportet, portet detare, ndërtesat e banimit dhe hotelet.

Të paktën 780 persona janë vrarë nga bombardimet amerikane dhe izraelite në të gjithë Iranin.

Dhe Çmimi i benzinës në SHBA sapo pësoi rritjen më të madhe ditore që nga viti 2005, pasi anijet praktikisht kanë ndaluar së kaluari nëpër Ngushticën kritike të Hormuzit.

Nafta vazhdoi të rritej dhe aksionet ranë.

Tags:

lufta iran

Poll