BOTA /

Gjermanët mërziten me kancelarin dhe ministrat, përdorën avionët qeveritar për të parë ndeshjet

Anëtarët e qeverisë federale, sipas një hetimi të WELT, shpenzuan 531,000 euro për të ndjekur ndeshjet e futbollit si pjesë e Europianit të mbajtur në Gjermani.

Shkruar nga Versus
Gjermanët mërziten me kancelarin dhe ministrat, përdorën

Gjermanët janë mërzitur me ministrat e tyre, të cilët kanë shfytëzuar avionët qeveritarë për të parë ndeshjet e kampionatit të futbollit “Euro 2024”.

Anëtarët e qeverisë federale, sipas një hetimi të WELT, shpenzuan 531,000 euro për të ndjekur ndeshjet e futbollit si pjesë e Europianit të mbajtur në Gjermani.

Kancelari Olaf Scholz, si dhe shumë ministra, përdorën avionë qeveritarë për të udhëtuar në qytetet pritëse dhe më pas për t’u kthyer në Berlin, duke e çuar koston në 531,008.86 euro, njoftoi Ministria e Mbrojtjes pas një hetimi të lidhur me kreun e grupit parlamentar të së Majtës në Bundestag, Geren Pellmann.

“Kushdo që e ngarkon shtetin me kosto më shumë se gjysmë milioni euro për gjashtë udhëtime të supozuara biznesi ose është krejtësisht i papërgjegjshëm ose krejtësisht jashtë vendit dhe kohës. Fluturimi nuk duhet të jetë një alternativë udhëtimi për një program argëtimi në mbrëmje nga qeveria federale”, tha Pellmann.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: