AKTUALITET /

Del për masë avokati Bardhi Koçi, zbardhet skema si i imori paratë me premtimin të ndikojë tek gjyqtari

Sipas dosjes hetimore rezulton se ka kërkuar dhe marrë një shumë paraprake prej 1000 euro me qëllim ndikimin në vendimmarrjen e organeve të drejtësisë dhe konkretisht tek gjyqtari i çështjes.

Shkruar nga Versus
Del për masë avokati Bardhi Koçi, zbardhet skema si i imori
SPAK/ Bardh Koçi

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja në ngarkim të avokatit Bardhi Koçi. Sipas Spak avokati referuar edhe bisedave telefonike midis tij dhe shtetases Pranvera Meshi ësjtë evidentuar si personi që ka kërkuar para për të ndikuar në vendimmarrjet e funksionarëve te drejtesisë lidhur me çështjen në ngarkim të të hetuarës Pranvera Meshi.

Sipas dosjes hetimore rezulton se ka kërkuar dhe marrë një shumë paraprake prej 1000 euro me qëllim ndikimin në vendimmarrjen e organeve të drejtësisë dhe konkretisht tek gjyqtari i çështjes. Pas zhvillimit të seances gjyqësore, i hetuari Bardhi Koçi ka komunikuar me të hetuarën Pranvera Meshi dhe ka kërkuar shumën e parave, të cilat më pas janë derguar prej saj me Wester Union.

Por të dhënat e përftuara nga përgjimet telefonike, ambientale apo vëzhgimet e kryera nga policia gjyqësore, nuk provohet që ai të ketë komunikuar me funksionarët e drejtësisë para zhvillimit të seancës apo të bisedojë lidhur me komunikime të mundshme qënka patur me funksionarë të drejtësisë.

Por Bardhi Koçi thotë Spak, paratë i ka kërkuar megiithëse ushtrimi i ndikimit tek funksionarët nuk rezulton të jetë kryer, duke konsumuar kështu elemente tënveprës penale "Ushtrim i ndikimit të paligishem./Versus.al

Tags:

bardh koci

Poll