Ish-banorja e Big Brother VIP, Beniada Nishani, është përballur me disa ‘pyetje me spec’, ku nuk mungonin dhe pyetje nga formati ku ajo ishte pjesë e saj.
E ftuar në Top Arena, Beniada u pyet nëse do të jetë opinioniste në krah të Arbër Hajdarit në edicionin e 4 të BBV, pyetje të cilës u përgjigj ‘pse jo’
Beniada u shpreh se i kanë pëlqyer opinionistët e këtij viti dhe se është e vështirë që të arrihet në këtë nivel.
Pjesë nga intervista:
Alesia Bami: A është e vërtetë që kur thua alfabetin shqip, shkronjën ‘b’ e kalon pa e thënë?
Beniada Nishani: Po e vërtetë, e kaloj
Alesia Bami: Ka zëra që thonë se ti do të jesh opinionistja krah Arbër Hajdarit në “Big Brother VIP 4”
Beniada Nishani: A sa bukur, më pëlqen ky zëri, pse jo. Edhe pse më kanë pëlqyer shumë opinionistët këtë vit. Është shumë e vështirë të arrish në këtë nivel, po pse jo, një ditë mund të jetë diçka shumë e bukur.
Zëri i së vërtetës: Gënjeshtër
Beniada Nishani: Thashë në një të ardhme, pas 3-4 vitesh, të përmirësoj pak edhe disa gjëra.








