BOTA /

“Janë vendosur bomba në 35 shkolla”, “shakaja” e një rusi ngre në këmbë autoritetet në Greqi

Sipas mediave greke bëhet fjalë për një shaka nga një shtetas i huaj.

Shkruar nga Versus

“Janë vendosur bomba në 35 shkolla”, “shakaja”

Greqi- Një alarm për bombë në 35 shkolla të Atikës ka ngritur në këmbë autoritetet greke mëngjesin e ditës së sotme.

Mediat greke shkruajnë se telefonuesi paralajmëronte se brenda objekteve të shkollave, ishin vendosur bomba.

Më pas u zbulua se mesazhi vinte nga një vend i huaj, një shtetas rus i cili më pas thuhet se kishte bërë shaka. Autoritetet janë në kërkim të gjurmëve të tij elektronike. Ndërsa qëllimi i mesazhit ka qenë krijimi i trazirave në disa shkolla në mënyrë që prindërit të shfaqnin pasiguri për fëmijët e tyre. Versus.al

Poll