BOTA /

Tërmet i fortë në Greqi, i dyti gjatë 24 orëve

Sipas informacioneve të Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 12 kilometra jugperëndim të Andravidës.

Shkruar nga B.SH

Tërmet i fortë në Greqi, i dyti gjatë 24 orëve

Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter, është regjistruar në zonën e Kyllini në Greqi.

Sipas informacioneve të Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 12 kilometra jugperëndim të Andravidës.

Pas lëkundjeve të forta sizmiologu grek shkruan në Facebookun e tij se ndoshta tërmeti 4.7 ballë është sekuencë postsizmike pas tërmetit të djeshëm.

Kujtojmë se një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur edhe në të njëjtën zonë pasditen e së shtunës, konkretisht mes Kyllini dhe Zakynthos, në Greqi./Versus

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: