BOTA /

Tërmet i fuqishëm në Filipine

Shkruar nga Versus

Tërmet i fuqishëm në Filipine

Një tërmet me magnitudë 6.8 ballësh të shkallës Rihter goditi brigjet jugore të Filipineve.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) njoftoi se nuk është lëshuar asnjë paralajmërim për cunami dhe aktualisht nuk ka informacione për viktima apo dëme materiale.

Agjencia lokale sizmologjike njoftoi gjithashtu se nuk priten dëme nga tërmeti, por paralajmëroi për pasgoditje në rajon, raporton Reuters.

Në komunën Lingig, oficeri lokal i fatkeqësive Ian Onsing tha se ai u zgjua nga një tërmet që zgjati disa sekonda.

 “Tërmeti ishte mjaft i fortë. Gjërat po lëviznin. Mendoj se lëkundjet e tokës zgjatën rreth 10-15 sekonda”, tha Onsing për AFP.

Tërmetet godasin rregullisht shtetin filipinas dhe shumica janë shumë të dobëta për t’u ndjerë nga njerëzit.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: