BOTA /

Tërmet në Mianmar/ Ndërtesa dhe lagje të tëra u zhdukën, imazhe dramatike satelitore

Fotografitë konfirmojnë dëshmitë e të mbijetuarve se ndërtesa të tëra u rrafshuan brenda disa sekondash.

Shkruar nga Versus

Tërmet në Mianmar/ Ndërtesa dhe lagje të tëra u

Imazhet e shkatërrimit të gjerë në një nga qytetet më të mëdha të Mianmarit , Mandalay, zbulohen nga imazhet satelitore Maxar të zonës së goditur nga tërmeti 7.7 ballë i së premtes .

Shtëpitë, madje edhe faltore me të gjitha ndërtesat ngjitur janë bërë një grumbull rrënojash.

Foto satelitore:

Tërmet në Mianmar/ Ndërtesa dhe lagje të tëra u

Ura Inwa në Mandalay është shembur pjesërisht, duke e ndarë në dysh qytetin e dytë më të madh të Mianmarit.

Tërmet në Mianmar/ Ndërtesa dhe lagje të tëra u

Një faltore tjetër e shkatërruar në Mandalay

Tërmet në Mianmar/ Ndërtesa dhe lagje të tëra u

Tempulli Pagoda Mahamuni që u shkatërrua në Mandalay

Tërmet në Mianmar/ Ndërtesa dhe lagje të tëra u

Faltorja Ma Shi Kha Na dhe ndërtesat ngjitur, të cilat gjithashtu u rrënuan nga tërmeti 7.7 ballë

Tërmet në Mianmar/ Ndërtesa dhe lagje të tëra u

Shtëpi, si dhe kasolle, në Mandalay që u shembën nga tërmeti

Deri më tani raportohet për 1,644 të vdekur, 3,408 të plagosur dhe 139 të zhdukur .

Ka shumë të ngjarë që numri të mos pasqyrojë të vërtetën duke qenë se Mianmari është një vend ku junta kontrollon fort rrjedhën e informacionit. Për më tepër, vlerësimet e shkencëtarëve, duke pasur parasysh epiqendrën dhe karakteristikat e tjera të tërmetit, tokën dhe ndërtesat, flasin për dhjetëra mijëra viktima.

Natën e dytë pas tërmetit shkatërrues me magnitudë 7.7 në Mianmar dhe vëmendja po zhvendoset gradualisht në menaxhimin e krizës humanitare  pasi shpresat për gjetjen e të bllokuarve të gjallë nën rrënoja po shuhen.

Megjithatë, ka edhe mrekulli: një grua nga Mandalay u nxorr nga rrënojat ku kishte mbetur e bllokuar për më shumë se 30 orë. Në të njëjtën ndërtesë apartamentesh, të paktën 90 persona besohet se janë ende në rrënoja.

Për të tjerët, pritja për lajme është rraskapitëse.

Në një rast tjetër në të njëjtin qytet, familjarët po kërkojnë në rrënojat për ndonjë gjurmë të të mbijetuarve . Në një ndërtesë gjashtëkatëshe që u shemb brenda pak sekondash, të paktën shtatë persona - dy mësues dhe pesë studentë - mbeten të bllokuar brenda ndërtesës. Shtatë të tjerë u vranë dhe dy u gjetën të gjallë disa orë pas tërmetit./Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: