
Një tërmet i fuqishëm goditi mbrëmjen e sotme Indonezinë, duke shkaktuar panik dhe frikë mes banorëve. Lëkundja me magnitudë 6.2 ka ndodhur rreth orës 19:38 sipas orës europiane.
Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, epiqendra e tërmetit ndodhet 125 kilometra në verilindje të Lospalos dhe 264 kilometra në lindje-verilindje të Dili, ndërsa thellësia fokale vlerësohet në 144 kilometra.
Aktualisht, po vlerësohen rreziqet për tsunami dhe për dëme, por për momentin nuk ka raportime për viktima apo të lënduar. Versus.al

