BOTA /

2 mijë kilometra për të informuar BE për Vuçiç! Studentët serbë maratonë nga Novi Sad

Që prej disa muajsh, në Serbi po zhvillohen protesta të mëdha kundër qeverisë së Presidentit Aleksandar Vuçiç. Këto protesta shpërthyen pas një aksidenti tragjik në nëntor 2024 në stacionin e trenit në Novi Sad.

Shkruar nga Versus

2 mijë kilometra për të informuar BE për

Pas grupit të çiklistëve që ndaluan në Strasburg, tani edhe një grup vrapuesish janë nisur drejt Brukselit. Ndërkohë, protestuesit në Serbi po përpiqen të tërheqin vëmendjen e opinionit ndërkombëtar.

Një grup studentësh serbë u nisën të premten në një ultramaratonë me karakter politik, me destinacion Parlamentin Europian në Bruksel. Ata kanë për synim të përshkojnë rreth 2,000 kilometra për 18 ditë, për të informuar përfaqësuesit e BE-së mbi situatën aktuale politike në Serbi.

Që prej disa muajsh, në Serbi po zhvillohen protesta të mëdha kundër qeverisë së Presidentit Aleksandar Vuçiç. Këto protesta shpërthyen pas një aksidenti tragjik në nëntor 2024 në stacionin e trenit në Novi Sad.

Sipas burimeve mediatike serbe, grupi përbëhet nga 21 studentë. Ata do të kalojnë nëpër gjashtë vende të ndryshme, përfshirë Austrinë dhe Gjermaninë, dhe përgjatë rrugës do të shoqërohen nga një automjet ndihmës. Njëri prej pjesëmarrësve, në momentin e nisjes nga Novi Sadi të premten në mëngjes, deklaroi se vrapojnë për një “Serbi më të drejtë dhe më demokratike”. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: