BOTA /

"30 sekonda..." Shmanget tragjedia, dy aeroplanë me pasagjerë për pak sa nuk përplasen

Aeroplani i “Turkish Airlines” po shkonte nga Madridi në Stamboll, ndërsa aeroplani “Sunexpress” po shkonte nga aeroporti bregdetar turk Dalaman në aeroportin “Gatwick” në Londër.

Shkruar nga Versus

"30 sekonda..." Shmanget tragjedia, dy aeroplanë me

Autoriteti i aviacionit i Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar se ka nisur hetimet sipas pretendimeve se dy aeroplanë pasagjerësh për pak u përplasën mbi Shkup, më 7 shtator.

Sipas faqes për gjurmimin e fluturimeve “Flightradar24”, aeroplani i “Turkish Airlines” dhe aeroplani turko-gjerman “Sunexpress” pothuajse u përplasën në qiell mbi Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, më 7 shtator në orën 18:32.

Aeroplani i “Turkish Airlines” po shkonte nga Madridi në Stamboll, ndërsa aeroplani “Sunexpress” po shkonte nga aeroporti bregdetar turk Dalaman në aeroportin “Gatwick” në Londër.

Sipas “Flightradar24”, 30 sekonda para se të dy aeroplanët të kalonin mbi njëri-tjetrin, po fluturonin në lartësi të njëjtë prej 11 mijë metrash.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: