
SHBA po planifikon sulme ndaj aeroporteve, porteve dhe objekteve detare venezueliane, të përfshira në trafik droge.
Sipas The Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë amerikanë, Shtëpia e Bardhë po përgatit sulme ajrore ndaj disa objektivave në Venezuelë përfshirë vendet “nën ndikimin e kartelëve të drogës dhe regjimit të Nicola Maduros”. Një zyrtar tha se objektivat përfshijnë baza detare dhe aeroporte venezueliane, siç janë pistat e përdorura sipas pretendimeve për trafik droge.
Burime i thanë Wall Street Journal se Donald Trump, i cili njoftoi javën e kaluar planet për sulme ndaj furnizuesve venezuelianë të drogës, ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, edhe pse objektivat janë zgjedhur tashmë.
Javën e kaluar, dy bombardues amerikanë B-1, secili i aftë të bartë rreth 34 ton bomba, u vendosën pranë Venezuelës. Më parë, forcat amerikane kishin lëvizur bombardues B-52 dhe avionë luftarakë F-35B më afër vendit. Një grup sulmues me anije amerikane, i udhëhequr nga USS Gerald R. Ford, është gjithashtu pozicionuar në Detin Karaibe. Versus.al
