
Një 48-vjeçar, emigrant shqiptar ka alarmuar mbrëmjen e djeshme familjen pasi në gjendje të rëndë shpirtërore tentoi t’i vërë flakën shtëpisë dhe vetes.
Ai e spërkati apartamentin e tij me benzinë dhe kërcënoi se do t’i jepte fund jetës pas një mosmarrëveshjeje familjare.
Alarmi u dha rreth orës 22:30 ndërsa disa patrulla zjarrfikëse mbërritën menjëherë në Corso Vercelli dhe u përpoqën të hynin në apartament. Negociatorët e karabinierëve u vendosën jashtë dhe filluan të flisnin me punëtorin. Pas orësh ata arritën ta bindnin 48-vjeçari të hiqte dorë nga plani i tij i zjarrvënies.
Pas kësaj ai u transportua për në ambientet e spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore.
Autoritetet italiane po hetojnë më shumë mbi shkaqet që çuan 48-vjeçarin të shkonte drejt atij veprimi dhe rrethanat e kryerjes së tij.Versus.al

