
SHBA- Një takim i planifikuar për t’u zhvilluar dje mes presidentit grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, është anuluar dhe nuk do të riplanifikohet.
Mediat e huaja shkruajnë se takimi ishte planifikuar të mbahej në Nju Jork në shtëpinë turke në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Pala turke fillimisht kërkoi një shtyrje , pasi Erdogan po merrte pjesë në një takim të udhëheqësve arabë dhe myslimanë të organizuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Zyrtarët e qeverisë greke më vonë sugjeruan se takimi mund të riplanifikohej për të mërkurën. Megjithatë, sipas informacioneve të fundit, ai nuk do të zhvillohet.
Burime qeveritare turke i thanë gazetës Milliyet se Ankaraja e anuloi takimin sepse Athina e kishte publikuar atë paraprakisht, pavarësisht një marrëveshjeje që do të njoftohej vetëm më pas. Detajet e takimit të planifikuar kishin rrjedhur tashmë të enjten e kaluar. Versus.al







