Ndërkohë që vende si Shqipëria apo shtete të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor synojnë të anëtarësohen së shpejti në Bashkimin Evropian, kryeministri hungarez, Viktor Orban ka deklaruar se BE po shpërbëhet.
Orban i bëri këto komente gjatë një interviste për EconomX ku tha se Hungaria nuk duhet të miratojë monedhën euro pasi BE po shpërbëhet dhe vendi i tij nuk duhet ta lidhë fatin shumë ngushtë me atë të unionit.
“Hungaria nuk duhet ta lidhë fatin e saj më ngushtë se tani me BE-në, dhe miratimi i euros do të ishte lidhja më e ngushtë e mundshme”, tha Orban.
Hungaria, e cila varet nga blloku me 27 anëtarë për pjesën më të madhe të tregtisë së saj dhe ka modernizuar ekonominë me miliarda euro në fondet e BE-së që nga anëtarësimi në të dy dekada më parë, aktualisht nuk i plotëson kriteret për të miratuar euron.
Ndryshe nga Danimarka, Hungaria nuk ka një mundësi ligjore për t’u larguar nga Eurozona. Disa nga fqinjët e saj lindorë të BE-së, përfshirë Poloninë, Republikën Çeke dhe Rumaninë, gjithashtu mbeten, të paktën për momentin, jashtë euros.
Orban, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2010, ka qenë një kritik gjithnjë e më i zëshëm i BE-së, e cila ka pezulluar miliarda euro ndihmë për Hungarinë për shkak të reformave të sundimit të ligjit të udhëheqësit nacionalist.
Komentet e Orbanit janë në kontrast të fortë me agjendën politike të rivalit të tij dhe yllit të opozitës në ngritje, Peter Magyar, i cili po bën fushatë me premtimin për të hequr pezullimin e financimit evropian, duke e afruar një nga ekonomitë më të varfra të BE-së me miratimin e euros. Versus.al







