BOTA /

BE paralajmëron Kosovën: Ura në Ibër hapet vetëm në dialog

“Për heqjen e masave ndaj Kosovës ose jo vendos vetëm Këshilli i Bashkimit Europian”. Kështu shprehet zëdhënësi Peter Stano lidhur me mungesën e marrjes së një vendimi lidhur me këtë çështje, pavarësish se raporti i Josep Borrel ishte për heqjen e tyre.

Shkruar nga Versus

BE paralajmëron Kosovën: Ura në Ibër hapet vetëm

“Për heqjen e masave ndaj Kosovës ose jo vendos vetëm Këshilli i Bashkimit Europian”. Kështu shprehet zëdhënësi Peter Stano lidhur me mungesën e marrjes së një vendimi lidhur me këtë çështje, pavarësish se raporti i Josep Borrel ishte për heqjen e tyre.

Ai përsërit qëndrimin se vendimi për hapjen e urës së Ibrit duhet të merret vetëm përmes dialogut.

“Ne nuk komentojmë kurrë një proces në zhvillim e sipër dhe procedurat mes vendeve anëtare në Këshill apo mes institucioneve. Ajo që mund të them është se nëse shtetet anëtare vendosin t’i lënë në fuqi masat në një mënyrë apo në një tjetër, ne do të bëjmë një njoftim të përshtatshëm kur të ketë një vendim. Sa i përket urës, ne kurrë nuk spekulojmë me skenare ‘nëse’.

Qëndrimi ynë i përgjithshëm është se marrëveshjet e arritur në kuadër të dialogut duhet të zbatohem. Ai është një obligim i hershëm për të dyja palët. Çdo hap apo veprim që do të merret dhe që ka ndikim në njërën palë apo tjetrën duhet të zgjidhet, diskutohet dhe të arrihet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Europian. Kështu që vetëm mund të them se rihapja e urës është një çështje e dialogut dhe çdo vendim duhet të merret në tryezën e dialogut."

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: