BOTA /

Bombardimet në Lindjen e Mesme në ditën e 5-të! Liderët e G7 thirrje Iranit: Ndaloni programin bërthamor

Në deklaratë gjithashtu kërkohet armëpushim në Gaza, ndërsa thuhet se Irani s'duhet të ketë kurrë armë bërthamore.

Shkruar nga Versus

Bombardimet në Lindjen e Mesme në ditën e 5-të! Liderët

Bombardimet mes Izraelit dhe Iranit në Lindjen e Mesme tashmë kanë hyrë në ditën e pestë me të dyja palët që lëshojnë raketa si kundërpërgjigjie për sulmet.

Edhe gjatë mbrëmjes së djeshme Irani ka vijuar me bombardimet ndaj Izraelit ndërsa ushtria izraelite tha se mbrojtja e saj ajrore do të bëjë të mundur kapjen e raketave iraniane në ajër. Sipas kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ata kanë arritur të godasin aktivitetin e Iranit duke kthyer programin bërthamor shumë prapa në kohë.

Ndërkohë, liderët e G7-ës u mblodhën në një samit në Kanada për të diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit. Ndërsa deklarata e përbashkët bën thirrje ndaj Iranit që të ndalojë programin bërthamor duke i dhënë të drejtë Izraelit për t’u mbrojtur.

“Irani është burimi kryesor i paqëndrueshmërisë dhe i terrorit rajonal. Nuk mund të ketë kurrë një armë bërthamore”- thuhet mes të tjerash në deklaratën zyrtare të G7-ës.

Presidentit Donald Trump iu desh të largohej më herët nga samiti drejt SHBA-ve, ndërsa u la detyrë vartësve të tij që të takoheshin sa më shpejt të mundeshin me përfaqësuesit iranianë në mënyrë që të ketë një zgjidhje për këtë konflikt.

Trump gjithashtu i paralajmëroi iranianët të evakuohen nga Teherani, duke nënvizuar rrezikun për 10 milionë banorët e tij.

Që prej nisjes së bombardimeve mes dy vendeve, në Iran janë vrarë 224 persona ndërsa në Izrael 24 persona. Versus.al

Poll