
Qeveria britanike ka njoftuar se në mars do të nisë një program pilot për të rinjtë nën 25 vjeç, i cili u ofron atyre mundësinë të ndjekin një vit trajnim të paguar në forcat e armatosura të vendit, duke përfshirë ushtrinë tokësore, ajrore dhe marinën.
Programi fillestar do të përfshijë 150 persona, por autoritetet shpresojnë që në të ardhmen të mund të ofrojnë mbi 1.000 vende. Sipas Ministrit të Mbrojtjes, John Healey, iniciativa synon të “rikthejë lidhjen mes shoqërisë dhe forcave tona të armatosura”.
Ky program vjen në një kohë kur shumë vende evropiane po rishikojnë shërbimin ushtarak, ndërsa rriten tensionet dhe kërcënimet, sidomos nga Rusia. Kreu i shtabit të ushtrisë britanike, Richard Knighton, ka theksuar se është e nevojshme që më shumë persona të jenë “të gatshëm për t’u përballur me kërcënime”.
Të rinjtë që do të përfshihen në program do të marrin trajnime profesionale dhe pagese, ndërsa aftësitë e fituara do t’i ndihmojnë të kenë sukses si në karrierën ushtarake ashtu edhe në atë civile. Pas përfundimit të trajnim- një vjeçar, pjesëmarrësit mund të vendosin nëse duan të vazhdojnë shërbimin ushtarak ose jo.

