
Një artikull i New York Times sugjeron një qasje të re dhe introspektive për të filluar vitin e ri, duke nxjerrë mësime nga 2025 dhe duke krijuar zakone që përmirësojnë lumturinë dhe marrëdhëniet me të tjerët. Artikulli thekson rëndësinë e faljes, forcimit të lidhjeve me miqtë dhe familjen, dhe pranimit të asaj që nuk mund të ndryshohet.
1. Kur ndjeve më shumë gëzim dhe qetësi?
Ekspertja Valerie Tiberius sugjeron të mendoni se kur ndjetë vërtet lumturi gjatë vitit që po mbyllet. Ishte me njerëz të veçantë apo në një vend që e doni? Kjo ndihmon të kuptoni si dëshironi të shpenzoni kohën tuaj në vitin që vjen.
2. Çfarë ju dha energji dhe çfarë ju shteroi?
Deepika Chopra, psikologe klinike, thotë se duhet të reflektoni mbi ngjarjet e vitit dhe reagimet tuaja ndaj tyre. Të kuptuarit se çfarë ju ndihmon dhe çfarë ju lodh mund t’ju ndihmojë të planifikoni më shumë energji pozitive.
3. Sfida që dukeshin të pamundura
Çfarë dukej e pamundur, por e arritët gjithsesi? Reflektimi mbi sukseset tuaja përballë sfidave tregon reziliencën tuaj dhe rrit besimin se mund të përballoni sfidat e ardhshme.
4. Një zakon që mund ta përmirësojë jetën tuaj
Cila zakon, nëse do ta praktikoni më shpesh, do të kishte një efekt pozitiv në jetën tuaj? Për shembull, të lini celularin pas punës dhe të bëni një shëtitje ose të mbani kontakt të rregullt me miqtë mund të sjellë qetësi dhe mirëqenie.

5. Çfarë keni kërkuar të kontrollonit, por ishte jashtë kontrollit tuaj?
Shmangia e përpjekjeve për të kontrolluar gjërat që nuk mund t’i ndryshoni, si reagimet e të tjerëve, ul barrën mendore dhe emocionale. Fokusohuni tek ajo që mund të ndikoni dhe lërini të tjerat.
6. Mësimi i faljes
A ka dikë që duhet të falni në vitin e ri? Falja nuk do të thotë harrim, por lirimi i zemërimit dhe hidhërimit që mund të ndikojë mbi emocionet tuaja. Falja ndihmon të ndiheni më të lirë dhe më të qetë.
7. Çfarë mësuam nga vitit i kaluar?
Reflektoni mbi vitin që po mbyllet dhe nxirrni mësime që mund t’ju ndihmojnë të ndërtoni marrëdhënie më të mira, të kultivoni energji pozitive dhe të përqendroheni tek gjërat që ju japin kuptim dhe gëzim.
Këto shtatë pyetje ofrojnë një mënyrë për të hyrë në vitin e ri me vetëdije, qetësi dhe lumturi, duke i dhënë prioritet marrëdhënieve, shëndetit mendor dhe gëzimit të thjeshtë të jetës. / VERSUS

