
Një prapaskenë e papublikuar më parë ka qarkulluar si thashethem në Francë lidhur me shuplakën që zonja e parë Brigite Macron i dha presidentit Emanuel Macron teksa po bëheshin gati të zbrisnin nga avioni.
Një gazetare franceze pretendoi se goditja virale e Brigitte Macron ndaj Presidentit Francez Emmanuel Macron para kameras u shkaktua nga një mesazh që ajo pa në telefonin e burrit të saj. Në librin e publikuar së fundmi, gazetarja shkruan se Macron kishte marrë një mesazh nga aktorja iraniane Golshifte Farahani.
Sipas gazetares, një prej mesazheve të Macron drejtuar aktores me famë hollivudiane shkruante ‘’je shumë e bukur’’.
Lidhur me këto pretendime ka reaguar edhe vetë zonja e parë e Francës, e cila ka deklaruar se ajo kurrë nuk e sheh telefonin e Macron.
‘’Nuk e kontrolloj kurrë telefonin e Emanuelit’’- ka deklaruar Brigite Macron. Versus.al

