BOTA /

Danezët protestë para ambasadës amerikane: Groenlanda nuk është në shitje

Shkruar nga Versus

Danezët protestë para ambasadës amerikane: Groenlanda nuk

Mijëra njerëz u mblodhën jashtë Ambasadës Amerikane në Kopenhagen për të protestuar kundër planit të Trump për të pushtuar Groenlandën. Protestuesit brohoritën "Groenlanda nuk është në shitje" dhe mbanin pankarta ku shkruhej "Jo do të thotë Jo" dhe "Duart larg Groenlandës".

Prej disa ditësh presidenti amerikan, Donald Trump kërkon me ngulm të marrë Groenlandën e cila i përket Danimarkës, por ishulli ndodhet afër SHBA-së. Presidenti amerikan ka kërcënuar se po të mos arrihet marrëveshje për blerjen e Groenlandës, do të përdorë ushtrinë për ta pushtuar, gjë e cila është kundërshtuar nga qytetarët e ishullit, Danimarka dhe shumica e shteteve të Bashkimit Europian.

Danimarka, gjermania dhe disa vende të tjera dërguan trupa ushtarake në Groenlandë. Mbetet e paqartë se çfarë do të ndodh me ishullin më të madh në botë, i cili banohet nga 2 milionë njerëz./Versus.al

Poll