BOTA /

Danimarka do të hapë ambasadë në Tiranë, ministri: T'i mbështesim kundër ndikimit rus

Shkruar nga Versus

Danimarka do të hapë ambasadë në Tiranë, ministri:

Danimarka po bëhet gati të hapë Ambasadën e saj në Shqipëri në vitin 2026 dhe siç raportojnë mediat vendase, kjo nuk është thjesht një dëshirë, por një nismë tashmë e finalizuar nga ministri Lars Lokke Rasmussen.

The Copenhagen Post shkruan se shefi i diplomacisë daneze ka informuar Komitetin e Politikave të Jashtme për ndryshime mbi strukturën diplomatike daneze, ku futet edhe hapja e një ambasade në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë.

Mësohet po ashtu se Danimarka do të hapë edhe një Ambasadë në Argjentinë, për qëllimet e saja strategjike politike, teksa do të mbyllë selinë diplomatike në Myanmar dhe do të kalojë në nivel Konsullate Ambasadën aktuale në Vietnam.

Duke ju referuar ndryshimeve të foarta gjeopolitike në botë, ministri i Punëve të Jashtme të Danimarkës, Lars Lokke Rasmussen është shprehur se vendi i tyre duhet të jetë i pranishëm atje ku janë interesat e popullit danez.

“Bota po ndryshon me shpejtësi. Kjo na paraqet sfida të reja, por gjithashtu përfshin mundësi të mëdha. Ne duhet të kemi një shërbim të jashtëm të fortë dhe të azhurnuar që është i pranishëm në vendet ku interesat tona jetësore janë në rrezik, dhe ne kemi ecur më tej në këtë drejtim sot”. Versus.al

Poll