Vatikani njoftoi për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të Papa Françeskut i cili thuhet se pësoi dy episode të dështimit të frymëmarrjes.
Episodet u shkaktuan nga “akumulimi i konsiderueshëm i mukusit endobronkial” dhe një ngushtim pasues i rrugëve të frymëmarrjes, sipas asaj që raportoi Vatikani.
CNN shkruan se më herët të hënën, papa 88-vjeçar iu nënshtrua dy bronkoskopive dhe mjekët hoqën një grumbull sekrecionesh. Versus.al







