
Gazeta amerikane Neë York Post ka zbuluar detaje të reja rreth sherrit në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas kësaj medie në prill të këtij viti miliardieri dhe sipërmarrësi Elon Musk dyshohet se është përplasur fizikish ne sekretarin e thesarit të SHBA-së, Scot Bessant.
Pas një takimi midis Musk, Bessent dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump në Zyrën Ovale, sipas New York Post, shpërtheu një grindje rreth marrëveshjes se kush duhet të jetë kreu i Shërbimit të të Ardhurave të Brendshme (IRS).

Incidenti vazhdoi më pas në korridor, kur në një moment Musk dhe Besant filluan të fyejnë njëri-tjetrin. Ish-këshilltari i Trump, Steve Bannon, tha se Bessant e quajti Musk mashtrues sepse ai nuk arriti të përmbushë kursimet e premtuara buxhetore.
Situata u përshkallëzua, sipas Bannon, kur Musk iu afrua Besantit "si një lojtar regbi", pas së cilës ministri i financave e goditi me shpullë.
Sipas Bannon kur presidenti Trump dëgjoi për këtë tha: "Kjo është tepër!" duke lënë të kuptohet se ky konflikt shkaktoi largimin e Musk nga Shtëpia e Bardhë në fund të majit.
Kujtojmë që Musk pretendoi se, si kreu i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), do të ulte shpenzimet me dy trilionë dollarë.
Edhe pse Trump dhe Musk dukeshin se mbetën në marrëdhënie të mira pasi miliarderi u largua nga administrata, ata filluan të kritikonin dhe fyenin publikisht njëri-tjetrin.
Musk filloi të kritikonte projektligjin e shpenzimeve, duke thënë se do të rriste borxhin kombëtar.
Ai beson se Trump nuk do t'i kishte fituar zgjedhjet presidenciale pa mbështetjen e tij financiare dhe pretendon se emri i Trump është në listën e Epstein.
Trump u kundërpërgjigj, duke sugjeruar se mund të ndërpresë kontratat qeveritare me kompanitë e Musk, përfshirë SpaceX dhe Tesla, duke thënë se Musk ishte "i çmendur"./Versus.al







