Donald Trump po konsideron shitjen e Tesla Model S të kuq, që bleu në mars për stafin e Shtëpisë së Bardhë, por që ka qëndruar i parkuar për shkak të kufizimeve të sigurisë që i ndalojnë drejtimin. Marrëdhënia mes tij dhe Elon Musk u prish keq pas kritikave të Musk ndaj projektligjit fiskal të Trump, që sollën kërcënime për rishikim të kontratave federale me kompanitë e Tesla-s.
Trump e quajti Musk “të çmendur” dhe deklaroi se nuk ka plane për të biseduar më me të. Në këmbim, Tesla pësoi një rënie dramatike prej 14% në vlerën e aksioneve, duke humbur 138 miliardë dollarë nga kapitalizimi i tregut.
Ekspertët vlerësojnë se shitja e mundshme e makinës nga Trump është një përpjekje për të distancuar veten nga ky konflikt publik që po merr përmasa. Versus.al







