"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i tij mbajti me Donald Trump përpara zgjedhjeve presidenciale.
Reuters raporton se Hunter Biden, djali i Joe Biden, është shprehur se babait të tij i kishin dhënë ilaçin 'Ambien' për shkak të lodhjes së madhe nga udhëtimet.
“Nuk kam asnjë dyshim për atë që ndodhi në debat. Ai udhëtoi rreth botës, mund të kishte fluturuar tre herë përreth globit. Është 81 vjeç. Ishte i lodhur për vdekje,” ka thënë Hunter, duke shtuar se “i dhanë Ambien që të mund të flinte. Pastaj doli në skenë dhe dukej si një dre i kapur në dritat e makinës”.
Zyra e Joe Biden nuk ka reaguar për deklaratat e të birit të ish-Presidentit të SHBA. Asokohe u raportua se Joe Biden ishte përgatitur për tre ditë me radhe në Camp David për debatin që do të kishte me Donald Trump, por ksihte realizuar më herët dy udhëtime në Europë.







