Ish-presidenti dhe njëri prej ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçi ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Gjykatën Speciale të Hagës ku mbahet seanca e radhës e procesit gjyqësor ndaj tij.
E hëna shënon një fazë të re në nisjen e procesit, fillimin e dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes. Prokuroria ka paraqitur prej muajsh dëshmi në kuadër të aktakuzës për Thaçin dhe ish-liderët e tjerë të UÇK-së të cilët mbahen të arrestuar prej 2020-ës nën dyshimin se kanë kryer trafik organesh gjatë luftës me Serbinë.
Ndërkohë që sot mbrojtja e Thaçit do të paraqesë provat dhe dëshmitë të cilat sipas tyre hedhin poshtë pretendimet e prokurorisë për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit përgjatë luftës së viteve 1998-1999.
Ditën e djeshme mijëra shqiptarë protestuan në Hagë kundër Gjykatës Speciale duke kërkuar lirimin e ish-krerëve të UÇK-së. Versus.al







